Flash News

POLITIKOFF

Ndahet nga jeta aktori i "X-Men"

Ndahet nga jeta aktori i "X-Men"

Aktori i njohur, Adan Canto ka humbur jetën në moshën 42-vjeçare. Ylli meksikan kishte vuajtur nga kanceri i apendiksit derisa i mori jetën. Canto ishte i njohur për rolet e tij si këshilltari i sigurisë kombëtare në "Designated Survivor"  dhe tek "X-Men". Gruaja e Canto-s, Stephanie Ann, postoi një foto të çiftit, një mesazh të ndjerë për bashkëshortin e saj.

"Përgjithmonë thesari im Adan, shihemi së shpejti," shkroi gruaja e aktorit.

Në një deklaratë, publicistja e tij, Jennifer Allen tha se aktori do tu mungojë shume.

"Adan kishte një thellësi shpirti që pak kush e dinte me të vërtetë. Ata që e panë atë u ndryshuan përgjithmonë. Ai do t'i mungojë shumë shumë," u shpreh ajo.

Canto luajti përballë presidentit amerikan të Kiefer Sutherland në "Designated Survivor". Ai vazhdoi të luajë si gangsterin Arman Morales në dramën kriminale të Fox, The Cleaning Lady në 2022.

 

Të fundit