Flash News

POLITIKOFF

Ndahet nga jeta artistja shqiptare në moshën 33 vjeçare, Rudina Magjistari: E tmerrshme! Para një muaji e kisha në emision

Ndahet nga jeta artistja shqiptare në moshën 33 vjeçare, Rudina

Elona Hoxhën, 33-vjeçarja me profesion ekonomiste, por që kishte pasion të madh pikturën ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Ajo humbi jetën në aksidentin e regjistruar në Hamallaj të Durrësit, ku ishte pasagjere në një prej dy makinave të përplasura me njëra tjetrën.

Për ndarjen nga jeta të 33-vjeçares ka reaguar e tronditur dhe moderatorja Rudina Magjistari, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se Elona Hoxhën e ka patur të ftuar para një muaji në emisionin e saj.

“I tmerrshëm dhe i pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Elonës. Vetëm një muaj përpara e kisha të ftuar në program për krijimet e saj të mrekullueshme. E trishtë shumë. Një vajzë e re, e talentuar, e zgjuar, e akoma më e bukur se brendshmi seç e shihni në foto. Një engjëll, shpirti yt u prehtë në paqe”, shkruan Rudina. 

Ndahet nga jeta artistja shqiptare në moshën 33 vjeçare, Rudina

Të fundit