Flash News

POLITIKOFF

Ndahet nga jeta balerina shqiptare Hueyda El Saied

Ndahet nga jeta balerina shqiptare Hueyda El Saied

Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, balerina e njohur me origjinë shqiptare Hueyda El Saied.

Balerina ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. El Saied u shua sot në një spital në Luksemburg, prej ku jetonte prej vitesh bashkë me djalin e saj të vogël.

Hueyda El Saied ishte jo vetëm një balerinë e talentuar, por edhe një këngëtare e zonja, një moderatore, spikere lajmesh që preku gjithçka që kishte të bënte me ekranin shqiptar.

Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe  ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.

 

Të fundit