Flash News

POLITIKOFF

Ndahet nga jeta këngëtari i grupit të njohur 3 Doors Down'

Ndahet nga jeta këngëtari i grupit të njohur 3 Doors Down'

Këngëtari kryesor dhe kompozitori i grupit të njohur '3 Doors Down', Brad Arnold, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një beteje me kancerin, njoftoi grupi i rokut në X.  

"Ai do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet përgjithmonë," tha grupi në një deklaratë.

Grupi është i njohur për hitet e rokut të viteve 2000 si Kryptonite, Here Without You, When I'm Gone dhe Loser.

Në maj të vitit 2025, Arnold njoftoi se ishte i sëmurë dhe ishte diagnostikuar me karcinomë renale me qeliza të qarta në fazën 4, një lloj kanceri i veshkave, i cili i kishte metastazuar në mushkëri.

"Nuk kam frikë, me të vërtetë sinqerisht nuk kam aspak frikë prej saj," tha vokalisti, duke shtuar se ishte i zhgënjyer që grupi do të duhej të anulonte një turne të ardhshëm.

"Do të doja shumë që ju të më ngrinit lart në lutje sa herë që të keni mundësi," tha ai.

Grupi origjinal u formua në Misisipi në mesin e viteve 1990. Një tjetër anëtar themelues i trios origjinale, Matt Roberts, vdiq në vitin 2016 në moshën 38 vjeç.

Ai la pas gruan e tij, Jennifer.

Grupi u dëgjua rregullisht në radiot e rokut dhe popit gjatë viteve 2000 dhe 2010. Ata kanë fituar tre çmime muzikore Billboard.

 

Të fundit