Flash News

POLITIKOFF

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane Toto Cutugno

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane Toto Cutugno

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare kantautori i mirënjohur italian, dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Toto Cutugno.

Lajmin e ka bërë me dije menaxheri, duke njoftuar se këngëtari u nda nga jeta pas një sëmundje të gjatë që ishte përkeqësuar muajt e fundit.


Këngëtari dhe kantautori mbylli sytë përgjithmonë rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar.

Toto Cutugno njihet për këngët e tij të famshme si “L’Italiano”, “Solo noi”, “Insieme”, “Il tempo se ne va” e shumë të tjera.


Ai u lind në Toskanë në vitin 1943 dhe u bë i njohur në mbarë botën me hitin "L'Italiano" të publikuar në vitin 1983 në albumin me të njëjtin titull.

Me këngën “Insieme”, Cutugno u shpall fitues i Festivalit Europian të Këngës, Eurovision në Zagreb të Kroacisë në vitin 1990.

Të fundit