Flash News

POLITIKOFF

Ndahet nga jeta maestro Peppe Vessicchio, legjenda e muzikës italiane

Ndahet nga jeta maestro Peppe Vessicchio, legjenda e muzikës italiane

Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare, dirigjenti i njohur italian, Maestro Peppe Vessicchio. Ai ndërroi jetë në spitalin San Camillo në Romë, ku ishte shtruar për shkak të një komplikacioni të papritur.

Si dirigjent orkestre, kompozitor, arranzhues dhe figurë e dashur televizive për publikun italian, Vessicchio ishte një legjendë e vërtetë e Festivalit të Sanremos dhe e muzikës italiane.

Ikonë e dallueshme, ai arriti të fitojë zemrat e brezave të ndryshëm falë një kombinimi të aftësive profesionale dhe karizmës që shtrihej përtej notave muzikore.

“Maestro Giuseppe Vessicchio ndërroi jetë sot në reanimacionin e A.O. San Camillo Forlanini për shkak të një pneumonie intersticiale që u përkeqësua shpejt. Familja kërkon privatësi. Funerali do të zhvillohen në formë strikt private,” njofton buletini zyrtar i spitalit.

I lindur në Napoli më 17 mars 1956, Vessicchio nisi udhëtimin e tij muzikor duke bashkëpunuar me disa nga emrat më të mëdhenj të skenës italiane. Gino Paoli, Edoardo Bennato dhe Peppino di Capri janë vetëm disa nga artistët që pasuruan përvojën e tij artistike. Me Gino Paoli, veçanërisht, ai firmosi këngë të paharrueshme si “Ti lascio una canzone” dhe “Cosa farò da grande”.

 

Të fundit