Flash News

POLITIKOFF

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare aktori i serialit ‘Friends’

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare aktori i serialit

Mike Hagerty, një aktor i njohur për rolet e tij në serialin "Friends" dhe filmin "Overboard", ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar aktorja Bridget Everett, në një postim në Instagram.

"Me pikëllim të madh, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij dje në Los Angeles. Një aktor i dashur, për të cilin Çikago dhe familjen e tij ishin gurët e themelit të jetës së tij", thuhet në deklaratë.

“E doja Majkun në momentin kur e takova”, shtoi Everett në një postim tjetër. "Ai ishte kaq i veçantë”, shton ajo.

Përveç "Friends", , ai u shfaq në një episod të "Seinfeld" si pronar i një dyqani veshjesh dhe pati role të përsëritura në komeditë "Lucky Louie" (me protagonist Louis C.K.), "The George Carlin Show" dhe së fundmi "Brooklyn Nine-Nine".

Të fundit