Flash News

POLITIKOFF

Ndahet nga jeta nëna e Jeff Bezos, mesazhi prekës i themeluesit të Amazon

Ndahet nga jeta nëna e Jeff Bezos, mesazhi prekës i themeluesit

Jacqueline Bezos, nëna e sipërmarrësit të njohur dhe themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, më 14 gusht, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë neurodegjenerative.

Sipas njoftimit të bërë nga Fondacioni i Familjes Bezos, organizata bamirëse e themeluar nga Jacqueline dhe i biri, 78-vjeçarja kishte luftuar me demencën Lewy Body që nga viti 2020.

Në një mesazh prekës në Instagram, Jeff Bezos i dha lamtumirën nënës së tij:

“Jeta e saj e rritur filloi pak herët, kur u bë nëna ime në moshën e njomë 17 vjeç. Nuk duhet të ketë qenë e lehtë për të, por ia doli. Ajo iu përkushtua me pasion dashurisë për mua. Pastaj motra dhe vëllai im iu shtuan listës së njerëzve që ajo i donte, i mbronte dhe për të cilët kujdesej. Dhe kjo listë nuk pushoi kurrë së rrituri.”

Bezos vazhdoi:

“Pas një beteje të gjatë me demencën ajo ndërroi jetë sot, e rrethuar nga të gjithë ne që e donim – fëmijët e saj, nipërit e mbesat dhe babai im. E di që ajo ndjeu dashurinë tonë në ato momente të fundit. Ne të gjithë ishim shumë me fat që e patëm në jetën tonë. Do ta mbaj në zemrën time përgjithmonë.”

 

 

Të fundit