Flash News

POLITIKOFF

Ndarja nga Pique/ Shakira: Ishte sikur dikush të më futi një thikë në gjoks

Ndarja nga Pique/ Shakira: Ishte sikur dikush të më futi një

Në një intervistë  për ‘Rolling Stone‘,  Shakira ka folur për ndarjen e saj të bujshme me futbollistin Gerard Pique.

Këngëtarja kolumbiane pranon se pas divorcit ndjeu dhimbje fizike dhe emocionale.

“Dhimbja që ndjeva ishte ndoshta më e keqja që kam përjetuar ndonjëherë në gjithë jetën time. Më dukej sikur dikush më kishte goditur me thikë në gjoks. Ndjenja ishte kaq e vërtetë”, tha ajo.

Ajo iu referua edhe këngës “Monotonia” që publikoi pas ndarjes. Në këngë ajo vajton lidhjen e saj dhe në video Shakira qëndron para një dyqani dhe në një moment dikush e godet me grusht në gjoks.

“Ata u përpoqën të më ndalonin, më thanë: ‘Mendo pak. Pse do të ekspozohesh kështu? Është shumë’. Ato ishin foto të vështira, apo jo? Por ishin të vërteta, kështu u ndjeva”, pranoi ajo.

 

Të fundit