Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë aktori francez në moshën 37-vjeçare pas një aksidenti tragjik

Ndërron jetë aktori francez në moshën 37-vjeçare pas

Aktori francez Gaspard Ulliel, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare pas një aksidenti tragjik. Familja e tij ka  agjencisë së lajmeve AFP se ai vdiq, të mërkurën, pas një aksidenti me ski në Alpe. 

Ulliel, është një nga aktorët më të njohur francezë, është shfaqur në “It’s Only the End of the World” dhe “Saint Laurent” dhe do të shfaqet në serialin e ardhshëm televiziv të Marvelit, “Moon Knight”. Aktori ishte duke bërë ski në rajonin Savoie kur u përplas me një tjetër, duke pësuar një traumë të rëndë në tru. 

Ndërron jetë aktori francez në moshën 37-vjeçare pas

Lajmi për vdekjen e tij erdhi vetëm një ditë pasi traileri për “Moon Knight”, në të cilin ai luan si ‘Midnight Man’, u publikua në internet. 

“Kinemaja franceze po humbet një talent të madh, plot sharm dhe energji”, shkroi në Twitter ministri francez i Financave, Bruno Le Maire. 

Ulliel u shfaq në ekran që në moshë të re,por fitoi vlerësim ndërkombëtar për performancën e tij si Hannibal i ri në “Hannibal Rising” të 2007-ës. 

Ai fitoi çmimin Cesar për aktorin më të mirë – ekuivalenti francez i një Oscari – në 2017, për interpretimin e tij përballë Marion Cotillard dhe Lea Seydoux në “It’s Only the End of the World”. 

Ndërron jetë aktori francez në moshën 37-vjeçare pas

Në vitin 2005,ai fitoi aktorin më premtues për interpretimin e tij në dramën e Luftës së Parë Botërore “A Very Long Engagement”, ku luajti Audrey Tautou. 

“Saint Laurent”, një film biografik i vitit 2014 për stilistin francez Yves Saint Laurent, u emërua si një nga filmat në garë për çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë. 

Të fundit