POLITIKOFF

Ndërron jetë aktori i famshëm i “Ertugrul”

Ndërron jetë aktori i famshëm i “Ertugrul”

Aktori i njohur turk Ayberk Pekcan, i cili njihet për rolin e tij në serialine  famshëm historik turk “Ertugrul”, ka ndërruar jetë sot në moshën 51-vjeçare.

Pekcan prej disa kohësh po kurohej nga kanceri në mushkëri dhe javën e kaluar është shtruar në spital. 

Ai mësoi se vuante nga kanceri gjatë një vizite për dhimbjen që kishte në shpinë. Lajmi i vdekjes së tij është konfirmuar dhe nga gazetarja e famshme turke, Birsen Altantus.

Ndërron jetë aktori i famshëm i “Ertugrul”

Ayberk Pekcan ka lindur më 22 Maj 1970 në Mersin. Ka përfunduar shkollën fillore dhe gjimnazin nëAdana, ndërsa është diplomuar për Teatër në Universitetin e Arteve të Bukura në Mersin. Artisti nisi karrierën si aktor në Stamboll dhe ka luajtur disa role kryesore në seriale televizive.

Në vendin tonë ai është i njohur nga roli i Artuk Bej në serialin “Ertugrul” që transmetohet në Tv Klan.

Të fundit