Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë aktori i "Sex and the city" në moshën 57-vjeçare

Ndërron jetë aktori i "Sex and the city" në moshën

Ylli i Sex and the City Willie Garson ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Aktori vdiq të martën pasdite pas një sëmundjeje, konfirmon PEOPLE. Garson vuante nga kanceri pankreatik dhe sipas "People" ai ka kaluar ditët e fundit me familjarët e tij.

Vdekjen e aktorit e ka bërë të ditur djali i tij, Nathen Garson i cili i dedikoi këto fjalë prekëse:

“Të dua shumë baba. Pusho në paqe dhe jam shumë i lumtur që ndave të gjitha aventurat e tua me mua dhe munde të arrish kaq shumë. Jam shumë krenar për ty. Ti ke qenë gjithmonë personi më i ashpër, njëkohësisht më argëtues dhe më i zgjuar që unë kam njohur”.

Garson luajti rolin e "Stanford Blatch", mikun më të mirë të 'Carrie Bradshaw' të Sarah Jessica Parker, në serialin e  famshëm "Sex and the City" dhe filmat e tij spinoff.

Ndërron jetë aktori i "Sex and the city" në moshën

Ndërron jetë aktori i "Sex and the city" në moshën

Të fundit