Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë aktorja që bëri zërin e Anna-s, motrës së Elsës në "Frozen"

Ndërron jetë aktorja që bëri zërin e Anna-s,

Aktorja japoneze, e cila ishte zëri i Anna-s në versionin japonez të “Frozen”, ka vdekur pasi ra nga dhoma e saj e hotelit.

Sayaka Kanda, 35 vjeç, u gjet në zonën e jashtme të katit të 14-të të hotelit 22-katësh ku ajo po qëndronte në orën 21:40 të datës 18 dhjetor. Ajo u dërgua në spital ku u shpall e vdekur nga mjekët, sipas raportimeve të mediave lokale.

Kanda, e cila ishte zëri i Princeshës Anna në versionin japonez të filmit të animuar të Walt Disney të vitit 2013 "Frozen", ishte vajza e aktorit japonez Masaki Kanda, 70 vjeç dhe këngëtares Seiko Matsuda, 59 vjeç.

Ndërron jetë aktorja që bëri zërin e Anna-s,

Të fundit