Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë bashkëshorti i Tom Ford, jetonin bashkë prej 35 vitesh

Ndërron jetë bashkëshorti i Tom Ford, jetonin bashkë prej 35

Richard Buckley, gazetar i modës dhe burri i stilistit dhe regjisorit Tom Ford, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

"Me trishtim të madh Tom Ford njofton vdekjen e burrit të tij të dashur prej 35 vitesh, Richard Buckley. Richard vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e tyre në Los Angeles të dielën mbrëma dhe pranë tij kishte Tom dhe djalin e tyre Jack,"- tha një përfaqësues i Ford në një deklaratë për mediat.

Gazetari i modës vdiq nga shkaqe natyrore pas një sëmundjeje nga e cila vuante prej disa kohësh tashmë.

Fordu takua me Buckley, ish-kryeredaktorin e 'Vogue Hommes International', në një ashensor në një shfaqje mode në vitin 1986.

Para se të emërohej drejtues i "Vogue Hommes" në 1999, Buckley punoi në 'Women’s Wear Daily', 'Vanity Fair' dhe 'Mirabella' pasi filloi në revistën 'New York' në 1979.

Të fundit