Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë fituesi i Nobelit për Paqe, Desmond Tutu

Ndërron jetë fituesi i Nobelit për Paqe, Desmond Tutu

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare, fituesi i Nobelit për Paqe në vitin 1984, Desmond Tutu.

Tutu ka qenë një forcë e fuqishme për lëvizjen kundër dhunës në Afrikën e Jugut. Në cilësinë e Kryepeshkopit të Katedrales Kombëtare të Washingtonit, Tutu nxiti lëvizjen kundër dhunës, duke predikuar dashurinë për Zotin.

Vdekja e tij u konfirmua nga zyra e presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, i cili e quajti kryepeshkopin "një udhëheqës parimi dhe pragmatizmi që i dha kuptim njohurive biblike se besimi pa vepra është i vdekur".

Kryepeshkopi Tutu kishte luftuar vazhdimisht me kancerin e prostatës që nga viti 1997.

Si udhëheqës i Këshillit të Kishave të Afrikës së Jugut dhe më vonë si kryepeshkop anglikan i Kejp Taunit, Kryepeshkopi Tutu e udhëhoqi kishën në ballë të luftës dhjetëvjeçare të afrikano-jugorëve me ngjyrë për liri. Zëri i tij ishte një forcë e fuqishme për jodhunën në lëvizjen kundër aparteidit, duke i dhënë atij një çmim Nobel për Paqen në 1984.

Të fundit