Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë ish-boksieri shqiptar nga Kosova

Ndërron jetë ish-boksieri shqiptar nga Kosova

Ka ndërruar jetë ish-boksieri i njohur kosovar Xhevdet Peci. Lajmi është konfirmuar për nga sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Latif Demolli për Klankosova.tv

Demolli tha se Peci vdiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte shkuar të jetonte me familje para një muaj e gjysmë.

Ndërron jetë ish-boksieri shqiptar nga Kosova

“Po, ka vdekur. Para një muaj e gjysmë ka shkuar në Amerikë ku i ka pasur familjen. Ka qenë befasi se nuk ka pasur asnjë sëmundje”.

Ai mbahet në mend me nofkën “Grushti i Hekurt”.  Xhevdet Peci, ishte një nga boksierët më të mëdhenj që ka pasur Kosova. Peci ishte shpallur pesë herë kampion i ish-jugosllavisë me Prishtinën, nën urdhërat e trajnerit Lah Nimani, që po ashtu vjen nga Mitrovica.

Ndërron jetë ish-boksieri shqiptar nga Kosova

Të fundit