Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë Lina Wertmüller, gruaja e parë e nominuar për 'Oscar'

Ndërron jetë Lina Wertmüller, gruaja e parë e nominuar

Lina Wertmüller, gruaja e parë që u nominua për çmim "Oscar" si regjisorja më e mirë, ka ndërruar jetë të enjten në Itali në moshën 93-vjeçare.

Ndërron jetë Lina Wertmüller, gruaja e parë e nominuar

Sipas një shoqeje, shkrimtarja dhe regjisorja vdiq “në mënyrë paqësore në shtëpi, pranë vajzës dhe njerëzve të dashur”.

Ndërron jetë Lina Wertmüller, gruaja e parë e nominuar

E lindur në Romë, Wertmüller pretendoi se ishte përjashtuar nga dhjetëra shkolla katolike kur ishte fëmijë dhe zhvilloi një dashuri të hershme për librat komikë (veçanërisht "Flash Gordon") dhe teatrin sovjetik. Nëpërmjet miqve, ajo u njoh me regjisorin legjendar të filmit Federico Fellini, i cili shpejt u bë mentori i saj.

Fellini punësoi Wertmüller-in si asistente regjisore në filmin "8½" në vitin 1963, të njëjtin vit në të cilin ajo bëri debutimin e saj artistik regjisorial me "The Basilisks", i cili i dha asaj çmimin e parë si regjisorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Locarno.

Ndërron jetë Lina Wertmüller, gruaja e parë e nominuar

Në vitin 1972, ajo bëri debutimin e saj në Kanë me "Joshja e Mimi", një satirizim i libidos mashkullore, duke u rikthyer vitin e ardhshëm me "Dashuri dhe anarki".

Në vitin 1975, ajo shfaqi premierë filmin e saj "Swept Aëay", i cili u riprodhua 27 vjet më vonë nga Guy Ritchie dhe Madonna.

Filmi i fundit artistik i Wertmüller-it si regjisor ishte i vitit 2004 "Too Much Romance… It's Time for Stuffed Peppers".

Në vitin 2019, ajo u nderua me një yll në Hollyëood Walk of Fame, si dhe mori një çmim nderi Oscar për arritjet e saj në filma.

Të fundit