Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë në moshën 31-vjeçare, këngëtari Liam Payne

Ndërron jetë në moshën 31-vjeçare,

Liam Payne, ish-anëtar i grupit One Direction, ka vdekur në moshën 31-vjeçare pasi u rrëzua nga një dhomë hoteli në katin e tretë në Buenos Aires.

Këngëtari vdiq të mërkurën në orën 17:00 me orën lokale.

“Liam James Payne, kompozitor dhe kitarist, ish-anëtar i grupit One Direction, vdiq sot pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në Palermo”, tha policia e Buenos Aires në një deklaratë.

Payne kishte qenë për vizitë në Argjentinë së bashku me ish shokun e tij të grupit Niall Horan, i cili performoi në Movistar Arena të qytetit më 2 tetor. Payne u pa duke kërcyer dhe kënduar së bashku me fansat e Horan në koncert.

I lindur në Wolverhampton, Angli në vitin 1993, Payne ishte vetëm 16 vjeç kur u bë pjesë e One Direction, një grup i formuar nga ekzekutivi muzikor Simon Cowell në reality show britanik X Factor në 2010.

Të fundit