Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë në moshën 56-vjeçare muzikanti i njohur Steve Mackey

Ndërron jetë në moshën 56-vjeçare muzikanti i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare basisti i grupit “Pulp”, Steve Mackey. Lajmin e ka konfirmuar familja e muzikantit, ndërsa bashkëshortja e tij, Katie, ka bërë një njoftim në rrjetet sociale duke treguar se ai kishte qëndruar në spital në tre muajt e fundit, por nuk e ka bërë të ditur sëmundjen nga e cila ka vuajtur.

"Pas tre muajsh në spital, duke luftuar me gjithë forcën dhe vendosmërinë, jemi të tronditur dhe të shkatërruar që i kemi thënë lamtumirë burrit tim të shkëlqyer, të bukur, Steve Mackey. Steve vdiq sot, një humbje që më ka lënë mua, djalin e tij Marley, prindërit Kath dhe Paul, motrën Michelle dhe shumë miq zemërthyer. Steve ishte njeriu më i talentuar që kam njohur ndonjëherë, një muzikant, producent, fotograf dhe regjisor i jashtëzakonshëm. Do të doja të falënderoja nga zemra të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor që punuan pa u lodhur për Steve. Do të më mungojë pa masë. Familja kërkon privatësi në këtë moment."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by STEVE MACKEY (@steve__mackey)

Rikujtojmë, se muzikanti ka punuar në shumë hite të grupit “Pulp”, të cilit iu bashkua në vitin 1989, duke përfshirë “Common People”, “Disco 2000” e “Lipgloss”.

Të fundit