Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare aktori i famshëm amerikan

Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare aktori i

Aktori amerikan Tom Sizemore, i njohur për rolet në Saving Private Ryan dhe Black Haëk Doën, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, tha menaxheri i tij.

Sizemore u bë i famshëm në vitet 1990, shpesh duke luajtur role mbështetëse zakonisht si ushtarak, polic ose kriminel. Rolet e tij të tjera përfshinin Natural Born Killers, Pearl Harbor dhe Heat, shkruan BBC

Por ai kishte edhe probleme me drogën dhe kreu dënimin me burg për dhunë në familje.

Sizemore kishte qenë në koma që kur pësoi një aneurizëm të këputur të trurit më 18 shkurt. Menaxheri i tij, Charles Lago, tha se ai vdiq të premten në një spital në Burbank, Kaliforni,.

"Familja Sizemore është ngushëlluar nga qindra mesazhe mbështetjeje," tha Lago.

Ai tha se djemtë e Sizemore ishin të shkatërruar dhe kërkoi që të respektohej privatësia e tyre.

 

Të fundit