Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare balerini i njohur Len Goodman

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare balerini i njohur

Len Goodman, i cili ishte gjyqtari kryesor në “Strictly Come Dancing” për më shumë se një dekadë, ka ndërruar jetë vetëm disa ditë para ditëlindjes së tij të 79-të, ka konfirmuar agjenti i tij për mediat e huaja. Agjenti i tij, Jackie Gill tha për ‘Sky News’ se balerini dhe koreografi ndërroi jetë të shtunën mbrëma në një bujtinë në Kent, i rrethuar nga familja e tij. Ai ishte diagnostikuar me kancer në kocka. Një zëdhënëse e Len tha për mediat se:

"Mund të konfirmoj se ai u shua gjatë fundjavës i rrethuar nga familja e tij."

Ish-gjyqtari kryesor i “Strictly Come Dancing” që nga fillimi i tij në 2004 deri në 2016, ishte jashtëzakonisht i pëlqyer dhe adhurohej nga fansat për njohuritë e tij dhe humorin. Ai gjithashtu u shfaq në versionin amerikan të shfaqjes, “Dancing With the Stars” nga 2005 deri në 2022.

I lindur në Londër, më 25 prill 1944, ai filloi të punonte si saldator në Harland dhe Wolff në Woolwich dhe donte të bëhej futbollist. Len filloi të kërcente vetëm në moshën 20-vjeçare, pasi mjeku i tij i rekomandoi për ta ndihmuar të shërohej nga një dëmtim në këmbë. Ai u bë profesionist dhe gëzoi një karrierë të suksesshme duke përfshirë fitimin e “Dual of the Giants”, “British Rising Stars”, “The British Exhibition Championships” (katër herë) dhe “World Exhibition Championships”.

Të fundit