Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë ylli hollivudian pas betejës së gjatë me kancerin

Ndërron jetë ylli hollivudian pas betejës së gjatë me

Kirstie Alley ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar fëmijët e aktores.

"Me keqardhje duam t’ju njoftojmë se nëna jonë e mrekullueshme ka ndërruar jetë pas një lufte të gjatë me kancerin që e zbuloi së fundmi. Ajo ishte e rrethuar nga familjarët më të afërt duke na lënë një shije të pafundme nga gëzimi i saj për jetën dhe shpirti i aventurës. Aq ikonë sa ishte në ekran, po aq e mrekullueshme ishte edhe si nënë apo gjyshe", shkruhet në deklaratën e tyre.

Ndërron jetë ylli hollivudian pas betejës së gjatë me

Alley është e njohur për filmin “Look Who’s Talking” (Shiko kush flet) ku luan në krah të John Travolta-s. E ndjera u bë e famshme gjatë viteve 1987 dhe njihet për filmat dhe shfaqet e saj televizive ndër vite, përfshirë këtu: Veronica’s Closet, It Takes Two dhe Drop Dead Gorgeous.

Ajo gjithashtu ka fituar çmimin Golden Globe si aktorja më e mirë dhe një çmim Emmy si aktorja më e mirë protagoniste në rolin e saj Veronica “Ronnie” Chase.

 

Të fundit