Flash News

POLITIKOFF

Ndëshkimet ndaj Rita Orës, përjashtohet nga emisioni sepse theu rregullat antiCovid

Ndëshkimet ndaj Rita Orës, përjashtohet nga emisioni sepse theu

Rita Ora vazhdon të ndëshkohet sepse ka thyer në mënyrë të vazhdueshme rregullat antiCovid, duke shkelur masat që shtetet kanë vënë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

 Ajo udhëtoi drejt Egjiptit pa kryer tampon dhe organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, duke mos ruajtur as distancën fizike. Për këtë arsye ajo mori krotoka pafund nga fansat dhe një gjobë prej 10 mijë paund.

Ajo fitoi edhe“çmimin” për “sjelljen më të keqe të vitit” nga Daily Mail dhe pas kësaj, këngëtarja shqiptare nga Kosova është përjashtuar edhe nga programi “The Masked Dancer”, në të cilin ishte pjesë e jurisë.

Sipas "The Sun", këngëtarja ka kohë që është larguar nga programi dhe emisionet e fundit kanë qenë të regjistruara, sepse ajo është larguar menjëherë pas thyerjes së rregullave për ditëlindjen e 30-të.

Të fundit