Flash News

POLITIKOFF

Ndjekësve nuk u pëlqen që Almeda i mëson shqip Efehanit, shqiptarja "u përvishet"

Ndjekësve nuk u pëlqen që Almeda i mëson shqip Efehanit,

Në shtëpinë e Almedës flitet shumë shqip. Kjo mund të dallohet edhe përmes postimeve të çiftit, e sidomos Tolgahan i cili shpesh poston foto me mbishkrime në shqip.

Almeda ka treguar se edhe Efehani ka nisur të flasë herë gjuhën tonë e herë atë turke. Në videon e fundit të postuar në Instagram, prezantuesja shfaqet duke luajtur me të birin dhe i flet atij shqip, gjë e cila si duket nuk i ka pëlqyer shumë fansave  turq.

Një nga ndjekësit, i shkruan Almedës: “Sa dëshirë keni t’ja mësoni me forcë gjuhën e huaj djalit turk”.

Këtë mesazh, Almeda e ka postuar teksa shkruan: “Si nuk i latë këto! Sa për informacion, djali im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare! Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësojë edhe gjuhën time amtare."

Ndjekësve nuk u pëlqen që Almeda i mëson shqip Efehanit,

 

Të fundit