Flash News

POLITIKOFF

Ndjesitë e Arilena Arës për menaxherin e saj: Kalon edhe dashurinë e prindit për fëmijën

 

Ndjesitë e Arilena Arës për menaxherin e saj: Kalon edhe

Arilena Ara është një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare dhe pas gjithë punës së saj fshihet dhe menaxheri që ajo ka: Popi Kola. Madje është përfolur shpesh herë edhe për një histori dashurie mes tyre dhe pse ky lajm nuk është konfirmuar kurrë.

I ftuar në "Ftesë në 5", dje ishte Popi Kola i cili tha shumë për raportet me këngëtaren. Popi tha se marrëdhënia me Arilenën nuk është një marrëdhënie normale, duke qenë se ka lindur në kushte jo të tilla. Ai tregoi se me Arilenën u njoh në kohën kur ajo merrte pjesë në “X Factor”, ndërkohë që ai punonte aty. Popi tha se Arilena i tërhoqi vëmendjen për shkak të stilit të saj të veçantë dhe karakterit të fortë si vajzë adoleshente. Më pas Popi shtoi se ndaj një vajze 13-14 vjeçare nuk mund të kishte asnjë lloj pëlqimi dhe se gjithmonë e ka parë si fëmijën e tij, duke nënkuptuar se mes tyre nuk ka asnjë histori dashurie.

Vetë Arilena ka hyrë në lidhje direkte duke thënë se:

Doja vetëm 1 minutë të bëhesha pjesë e këtij bashkëpunimi mes jush. Doja të ndaja diçka shumë të vërtetë dhe të sinqertë, sepse nuk më bie rasti të flasë për Popin, sepse është sfidë për mua, nuk është e lehtë të flasësh për Popin. Nuk ekzistojnë fjalë, apo ndjesi të artikuluara që mund  të shprehin respektin dhe adhurimin që kam për atë njeri të jashtëzakonshëm që sot ke fatin ta kesh në studio.

Të fundit