Flash News

POLITIKOFF

'Ndjeva rrahjet e fundit të zemrës', Elon Musk flet për vdekjen tragjike të të birit

'Ndjeva rrahjet e fundit të zemrës', Elon Musk flet

Elon Musk rrëfeu një kujtim të dhimbshëm në Twitter. Musk-u iu drejtua një teoricieni të ekstremit të djathtë, Alex Jones, i cili pretendonte se një nga vrasjet masive më të këqija në historinë amerikane ishte e rreme. Ai u shpreh se qeveria amerikane ndihmoi një inskenimin e një ngjarje tronditëse, si të shtënat me armë në një shkollë fillore.

Nga të shtënat, gjetën vdekjen 20 fëmijë nga 6-7 vjeç dhe gjashtë anëtarë të stafit. Jones tha se kjo ishte një dredhi për të ndaluar shtetasit amerikanë të mbanin armë. Musk tha se ka ndjerë dhimbjen e humbjes së një fëmije:

“Fëmija im i parë vdiq në krahët e mi. Ndjeva rrahjet e fundit të zemrës. Nuk kam mëshirë për askënd që do ta përdorte vdekjen e fëmijëve për përfitime, politikë apo famë”, shkroi Musk.

Elon Musk bashkëngjiti këtë koment në vendimin e Twitter për të mos lejuar Alex Jones të postojë më rreth ngjarjes. Djali i parë i Musk, i quajtur Nevada Alexande, ndërroi jetë në vitin 2002, nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS).

Të fundit