Flash News

POLITIKOFF

Ndriçim Xhepa jetoi 3 muaj me shoferët e Laçit për të hyrë në rolin e Tomës

Ndriçim Xhepa jetoi 3 muaj me shoferët e Laçit për

"Flutura në kabinën time' është një nga filmat shqiptar më të ndjekur, i cili ende vazhdon të shikohet nga brezat, disa për nostalgji dhe ca sepse ua sugjerojnë të rriturit apo familjarët.

Aktori Ndriçim Xhepa që ka luajtur rolin e "Tomës" ka qëndruar tre muaj në Parkun e Kamionëve në Laç për të hyrë në rol, për të përvetësuar më mirë rolin.

Ndriçim Xhepa jetoi 3 muaj me shoferët e Laçit për

“Për tre muaj para se të fillonin xhirimet me dy shoferët e parkut të Laçit që ishin dhe shoferët e makinës më është dashur të trajnohem, të merrem me ta, të rri gjithë kohën me ta, të ha të pi me ata gjithë ditën e ditës. Duke parë çdo gjest, hipje dhe zbritje në makinë. Mënyrën se si merreshin me levat e makinës, me timonin, me kthesën, me mënyrën e të ndejturit po themi në mënyrë “pis, i pa kujdesur” në veshje. Në mënyrën se si e pinë cigaren, si e hanë bukën, qoftë dhe ato duart gjysmë të ndotura, janë shumë detaje të tilla”, ka treguar aktori në emisionin “Përballë” që është transmetuar në “Digitalb”.

Të fundit