Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
'Ëndrrat dhe dashuritë e një jete', ngritja dhe rrënimi individual e kolektiv i një shoqërie të zvetënuar

Junkermani ose Getsbi grek tregon ngritjen dhe rrënimin individual e kolektiv të një shoqërie të zvetënuar.
Informacion i përgjithshëm rreth librit
"Ëndrrat dhe dashuritë e një jete” ose i njohur ndryshe si Junkermani, është një roman në qendër të të cilit është një djalosh ambicioz, hedonist, aventurier egoist, i cili arrin një sukses të madh shoqëror dhe ekonomik në Greqinë e mes dy luftërave, teksa shijon dhe lidhjet erotike me shumë gra.
“Ëndrrat dhe dashuritë e një jete”, i botuar për herë të parë më 1938, është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematika që trajton, është konsideruar si “Getsbi i madh” i shkrimtarit të njohur amerikan F. S. Fitzgerald.
Vasili Karloviç Junkerman është pinjoll i një familjeje të pasur finlandeze, i kredhur në botën e qejfit, alkoolit, kumarit, mashtrimeve dhe zhvatjeve, i cili, për shkak të revolucionit rus e të tjera ngjarjeve të turbullta, përfundon në brigjet e Pireut.
Ashtu si Xhej Getsbi, Vasili Junkerman arrin të fitojë pushtet dhe pasuri përmes veprimtarive të dyshimta. Punësohet në një bankë dhe shpejt bëhet një prej krerëve të saj më të lartë, duke siguruar kështu jo vetëm një post qendror, por edhe mundësinë për të siguruar një mirëqenie të jashtëzakonshme. Në jetën e tij hyjnë e dalin shumë gra, të bukura, joshëse, përfituese, por vetëm njëra e përfshin në një pasion marramendës, zjarri i të cilit do ta shenjojë përgjithmonë. Sidoqoftë, ai do të mbetet i pazoti për të kuptuar gruan që dashuron e, kësisoj, thellësisht i papërmbushur dhe i dëshpëruar.
Nga të paktat vepra të prozës greke që u dhurojnë lexuesve kënaqësi të padiskutueshme. Një nga romanet më përfaqësuese dhe më të këndshme të letërsisë greke. I gjendur diku mes mitit, simbolit, heroit, demonit, njeriut, Junkermani duket si një fizionomi e nxjerrë nga tragjeditë e lashtësisë.
Tetëdhjetë vjet pas botimit të tij të parë, “Ëndrrat dhe dashuritë e një jete” vlerësohet edhe sot si një nga ato pak kulme, nëpërmjet së cilave romani, si lloj letrar, përligj praninë e vet në Greqi.
Karagacis është ndër prozatorët më të shquar të brezit të viteve ’30 dhe më të rëndësishmit e letërsisë së re greke, një nga kryeveprat e së cilës është “Ëndrrat dhe dashuritë e një jete”.
Libër i jashtëzakonshëm, lexim i domosdoshëm.
M. Karagatsis (Greek: Μ. Καραγ?τσης) është emri i artit i shkrimtarit grek Dimitris Rodopoulos. Ai ishte gjithashtu gazetar, kritik dhe dramaturg. I lindur në Athinë, jetoi në Larisa dhe studio për shkenca politike në Francë. Për pseudonimin M. Karagacis, mbiemrin duket se e ka marrë nga pema poshtë së cilës lexonte, kurse nistoren M mendohet se e ka zgjedhur për nder të Mitias, personazhit të Dostojevskit te “Vëllezërit Karamazov”, por edhe ngaqë ky do të ishte shkurtimi i emrit të tij të vërtetë në botën ruse, që e adhuronte së tepërmi. Më 1933, botohet romani Koloneli Liapkin, që është libri i parë i tij. Kritika dhe lexuesit shprehen në çast me fjalët më të zjarrta, ndërsa në Larisë, ku zhvillohen ngjarjet, romani shkakton qejfmbetje dhe zemëratë. Më 1936 boton variantin e parë të romanit “Kimera e madhe”. Më 1938, boton romanin “Junkerman”, të cilin M. Karagacis e trajton si librin përmbyllës të trilogjisë, që fillon me “Kolonelin Liapkin” dhe “Kimerën e madhe.”
Ka shkruar për veten: “Kam shkruar shumë dhe lloj-lloj gjërash, tregime, novela, romane, vepra me përmbajtje të lartë moralizuese, mjaft të përshtatshme për kolegjet femërorë, si dhe për bibliotekat e familjeve të rrepta borgjeze. Personazhet e mi – Liapkini, Marina Reizi dhe, sidomos, Jugermani – janë njerëz të dëlirë, të pafajshëm, idealistë, pa asnjë lidhje me mjerimin e materializmit të ulët. Habitem sesi ministria e arsimit nuk i ka përfshirë ende librat e mi në listën e leximeve të detyrueshëm jashtëshkollorë, çuditem që Akademia nuk më ka dhënë ende çmimin e Nderit dhe nuk më ka ftuar në gjirin e saj të virtytshëm, që të ulem edhe unë pranë z. Spiros Melas. Nuk i kam rënë kurrë në qafë ndonjë kolegu dhe qarqet letrarë më kanë trajtuar me dashamirësi. Gjë që do të vërtetohet edhe në varrimin tim, ku do të mblidhet i madh e i vogël, njerëz nga të gjitha anët, që të binden me sytë e tyre se vdiqa, se u mbulova me baltë, se vajta në dreq. Dhe i madh e i vogël, njerëzit nga të gjitha anët do të largohen nga varrezat duke psherëtirë të lehtësuar. Jam i sigurt se Perëndia do të më rendisë midis shenjtorëve në Parajsë. Amin”.
Romeo Çollaku (Sarandë, 1973) ka studiuar gjuhë-letërsi shqipe pranë Universitetit Eqrem Çabej të Gjirokastrës. Ka botuar pesë libra me poezi, katër në prozë dhe rreth tridhjetë të tjerë me përkthime nga letërsitë greke, franceze dhe polake, ku përfshihen autorë si Ricos, Verlaine, Mallarmé, Nerval, Euripidi, Kazanxaqis, Elitis, Claudel, Lautréamont, Herbert, Kavafis, Seferis, Schulz, etj. Është vlerësuar me Çmimin Kombëtar të tregimit (2010, 2020) dhe të përkthimit (2007, 2015). Romani i tij “Mjaltë në teh” qarkullon edhe në italisht. Pjesë nga krijimtaria e Çollakut janë botuar gjithashtu nëpër antologji dhe revista letrare në gjuhët anglisht, bullgarisht, frëngjisht, greqisht, gjermanisht, italisht dhe rumanisht.
1) OEdipus complexus. E kush i mban më mend teoritë frojdiste? Karamani tek ato e mbështeste veprën. Prandaj ka për t’iu zhdukur vepra. Veç një gjë ekziston në jetë: njeriu i ngahershëm, me pasionet e pashërueshme që e sundojnë. E cili pasion u shërua ndonjëherë? E cila dëshirë e papërmbushur nuk u struk në strofullat e nënvetëdijes? A e thotë dot ky 70-vjeçar, me një këmbë në varr, se nuk u trondit nga kujtimi i Dajnës? U nxitua shumë njerëzimi duke e kaluar sfungjerin e harresës mbi Zigmund Frojdin.
2) Përse e gënjen veten? – mërmëriti ajo. – Ti e di mirë që kalova nga duart e shumë e shumë burrave... Sepse na duhej të hanim. Përherë të janë nevojitur shumë pare. Kurrë nuk më pyete se nga vinin ato pare. Kurse unë i fitoja duke shkapërdarë femërinë time. Sepse asnjë burrë nuk më shtrëngoi në krahë pa e shtrënguar edhe unë mirë e mirë. Por nuk më pyete kurrë; nuk të bëhej vonë. Përse u rrëmbeva me ty? Nuk ta thashë në jetë, ta them në vdekje.
3) Jemi të ikur për jetën, nuk mbërrijmë askund dhe na gjen vdekja. Pandehim se nisemi për të shkuar diku, diku ku nuk e dimë, por e marrim me mend: tek e bukura e panjohur që ndokund duhet të ndodhet. Trumbetat luajnë himnin shpresëdhënës të fitores. Dhe, në mes të rrugës, marshi shndërrohet në fugë. Nuk shkojmë askund. Ikim. Ikim mes panikut; të përndjekur nga ç’lamë mbrapa; por mbrapa nuk lamë asgjë. Gjithçka e marrim me vete në ikje, e kyçim brenda vetes, e ruajmë të kyçur edhe nga vetja; por jo edhe nga Karonti, i cili zhdoganon ngarkesat e shpirtrave në bregun e Akeronit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38