Flash News

POLITIKOFF

Ndryshime të papritura, reshje shiu dhe rënie temperaturash. Si parashikohet moti këtë fundjavë

Ndryshime të papritura, reshje shiu dhe rënie temperaturash. Si
foto ilustruese

Dita e sotme e ka gjetur Shqipërinë me  vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në skajet veri-jug, ku priten rrebeshe afatshkurtra, por më pak rrebeshe në zonat qendrore.

Në mesditë pritet përmirësim gradual i motit nga perëndimi drejt kufijve lindorë të territorit. Gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore për ti lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit.

Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës si në fotot e mëposhtme.

 

Të fundit