Flash News

POLITIKOFF

Ndryshimi i klimës, disa kafshë po ndryshojnë formën për të larguar nxehtësinë nga trupi i tyre

Ndryshimi i klimës, disa kafshë po ndryshojnë formën

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po ndikojnë edhe te fauna, pasi disa prej kafshëve po ndryshojnë formë për tu përshtatur me temperaturat në rritje.

Gjallesat me gjak të ngrohtë po evoluojnë për të pasur sqepë, këmbë dhe veshë më të mëdhenj që të rregullojnë temperaturën e trupit teksa planeti ngrohet, thotë studim i ri.

"Është koha që ne të kuptojmë se kafshët gjithashtu duhet të përshtaten me këto ndryshime", tha autorja e studimit, Sara Ryding, nga Universiteti Deakin.

Nëse kafshët nuk arrijnë të kontrollojnë temperaturën e trupit të tyre, ato mund të ngordhin. Disa kafshë në mjediset me klimë të ngrohtë kanë evoluar historikisht për të evituar nxehtësinë më lehtë.

Një krah, vesh ose sqep më i madh në krahasim me madhësinë e trupit u jep kafshëve më të vogla mundësinë për të larguar nxehtësinë.

Disa lloje të papagallëve australianë kanë treguar një rritje prej 4-10% të madhësisë së sqepit që nga viti 1871, e cila lidhet me rritjen e temperaturave të verës me kalimin e viteve, thotë studimi.

Ndryshimi i klimës, disa kafshë po ndryshojnë formën

Ndryshimi i klimës, disa kafshë po ndryshojnë formën

Shkencëtarët thonë se është e vështirë të vendosësh klimën si shkakun e vetëm të ndryshimit të formës, por që shembuj të tjerë të ndryshimit të specieve tregojnë efektin e nxehtësisë.

Minjtë e drurit po evoluojnë për të pasur bishta më të gjatë dhe lakuriqët në klimë të ngrohtë kanë krahë më të mëdhenj.

Ndryshimi i klimës, disa kafshë po ndryshojnë formën

Megjithëse përshtatjet që po bëjnë speciet janë aktualisht të vogla, Sara thotë se ato mund të jenë më të theksuara ndërsa planeti bëhet më i nxehtë.

Burimi: BBC

Të fundit