Flash News

POLITIKOFF

Ndryshojnë rregullat, tashmë në "Miss Universe" mund të garojnë dhe gratë e martuara e nënat

Ndryshojnë rregullat, tashmë në "Miss Universe" mund

Pas më shumë se 70 vitesh, konkursi global i “Miss Universe” po bën ndryshime ‘gjithëpërfshirëse’ në procesin e përzgjedhjes. Duke filluar nga viti i ardhshëm, konkursi do të lejojë gratë dhe nënat e martuara të konkurrojnë.

Ndryshojnë rregullat, tashmë në "Miss Universe" mund

Përpara ndryshimit, vetëm femrat ndërmjet moshës 18 dhe 28 vjeç, të cilat nuk ishin martuar kurrë dhe nuk kishin fëmijë, lejoheshin të konkurronin për “Miss Universe”. Andrea Meza nga Meksika, e cila u kurorëzua “Miss Universe” në vitin 2020, tha se është dakord me rregullat e reja.

Ndryshojnë rregullat, tashmë në "Miss Universe" mund

“Ka shumë gra që u martuan të reja ose patën fëmijë në fillim të të 20-ave dhe gjithmonë donin të merrnin pjesë në “Miss Universe”, por nuk mundën për shkak të rregullave”, shtoi Meza. “Tani ato gra mund të fillojnë ose të rrisin karrierën e tyre për shkak të këtyre ndryshimeve”.

Ndryshojnë rregullat, tashmë në "Miss Universe" mund

Modelja 21-vjeçare nga Punjab përfaqësoi Indinë në konkursin e 70-të të “Miss Universe” të mbajtur në Eilat të Izraelit. Ajo solli në shtëpi kurorën 21 vjet pasi aktorja Lara Dutta fitoi titullin në vitin 2000.

Ndryshojnë rregullat, tashmë në "Miss Universe" mund

Të fundit