Flash News

POLITIKOFF

Në 10-vjetorin e albumit debutues Ed Sheeran dhuron një koncert falas për fansat e tij

Në 10-vjetorin e albumit debutues Ed Sheeran dhuron një koncert falas

Ed Sheeran festoi 10 vjetorin e albumit të tij debutues, duke mbajtur një koncert falas për fansat e tij. Artisti britanik dhe bashkëshortja e tij janë fotografuar teksa po dilnin nga  ‘O2 Shepherd’s Bush Empire’ në Londër të ënjtën, pas përfundimit të koncertit.

Në 10-vjetorin e albumit debutues Ed Sheeran dhuron një koncert falas

Muajin e kaluar, këngëtari paralajmëroj albumin e tij të ardhshëm “=” (që shqiptohet i barabartë), dhe pritet të publikohet më 29 tetor. Ai ka publikuar një listë prej 14 këngësh që do të përfshihen në album. Ed zbuloi se jeta e tij ka ndryshuar aq shumë vitet e fundit pas martesës dhe lindjes së vajzës së tij të vogël, Lyra Antarktida me Cherry.

 “Albumi i ri është një rekord vërtet personal dhe që do të thotë shumë për mua. Jeta ime ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit u martova, u bëra baba, pësova humbje dhe reflektova mbi këto tema gjatë rrjedhës së albumit,"- ka thënë artisti në një deklaratë për mediat.

“Unë e shoh atë si rekordin tim të ardhjes në moshë dhe mezi pres të ndaj këtë kapitull tjetër me ju”.

Të fundit