Flash News

POLITIKOFF

Në albumin e ri të Ariana Grandes është dhe këngëtari shqiptar

Në albumin e ri të Ariana Grandes është dhe

Një nga yjet në ngjitje në karrierën muzikore është artisti shqiptar Albert Stanaj. Ai është duke u rikthyer fuqishëm në muzikë pas një periudhe pauze.

Përmes një postimi në Instagram, Stanaj ka treguar se ka bashkëpunuar me Ariana Granden për albumin e saj të ri “Positions” që ka dalë në treg vetëm disa orë më parë.

Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe ky është një hap i madh për këngëtarin shqiptar nga Mali i Zi.

"Ju thashë që kam qëndruar në qetësi. Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë," - ka shkruar ai.

Të fundit