Flash News

POLITIKOFF

Në disa shkolla të New York-ut ndalohen veshjet e Halloween të frymëzuara nga 'Squid Games'

Në disa shkolla të New York-ut ndalohen veshjet e Halloween të

Disa shkolla fillore në New York kanë ndaluar që të vishën kostume të frymëzuara nga 'Squid Games' për Halloween. Kjo për shkak të dhunës që është në serialin e Netflix dhe drejtuesit e shkollave kanë marrë këtë vendim për të shmangur këtë problem.

Në disa shkolla të New York-ut ndalohen veshjet e Halloween të

Përmbajtja e tij e tmerrshme ka bërë që shkollat t'u dërgojnë email prindërve për "mesazhet e dhunshme". Ato thanë se veshjet e "Squid Game" në ngjarjet e shkollës do të ishin të papërshtatshme.

Në disa shkolla të New York-ut ndalohen veshjet e Halloween të

"Shkollat në distriktin shkollor Fayetteville-Manlius të Nju-Jorkut kanë udhëzime që ndalojnë veshjet e Halloween-it me artikuj që mund të interpretohen si armë dhe ato që janë shumë të tmerrshme ose të frikshme", tha për CBS News mbikëqyrësi Dr Craig Tice.

Kujtojmë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, seriali vlerësohet për audiencë të rritur, që do të thotë se mund të mos jetë i përshtatshëm për moshat 17 vjeç e poshtë.

Të fundit