Flash News

Bota

Rusia: Grupi ‘Wagner’ ka dorëzuar mijëra ton armë

Rusia: Grupi ‘Wagner’ ka dorëzuar mijëra ton armë

Grupi Wagner i ka dorëzuar mijëra tonë armatim dhe municione ushtrisë së rregullt të Rusisë, ka thënë ministria e mbrojtjes e vendit, ndërsa Moska po lëviz për të sjellë nën kontrollin e saj forcën rebele mercenare.

Ministria tha se kishte marrë më shumë se 2,000 copë pajisje, duke përfshirë qindra tanke dhe më shumë se 2,500 ton municione, shkruan The Guardian.

Dorëzimi sugjeron se kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, po ndjek të paktën disa aspekte të marrëveshjes që ai bëri me Kremlinin muajin e kaluar, sipas së cilës forcat e tij anuluan kryengritjen e tyre jetëshkurtër.

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga diktatori bjellorus, Alexander Lukashenko, Prigozhin braktisi atë që ai e quajti një "marshim për drejtësi" në Moskë nga mijëra rekrutët e tij në këmbim të kalimit të sigurt për në mërgim në Bjellorusi.

Akuzat penale kundër Prigozhin u hoqën gjithashtu kundër grupit të tij si pjesë e marrëveshjes.

Të fundit