Flash News

POLITIKOFF

Në ditën e baballarëve, Ermal Meta jep një tjetër mesazh për të atin

Në ditën e baballarëve, Ermal Meta jep një tjetër

Në Europë, sot festohet Dita e Baballarëve dhe shumë të njohur e jo vetëm, kanë vendsur që të bëjnë dedikime për baballarët e tyre.

Një dedikim në këtë ditë e ka bërë dhe këngëtari shqiptar që jeton prej vitesh në Itali, Ermal Meta, i cili në fakt ka dhënë një mesazh për të atin me të cilin nuk kanë marrëdhënie të mira.

Ermali postoi një video nga kënga e tij “Lettera a mio padre” dhe i uroi festën vetëm baballarëve të vërtetë.

“Gëzuar Festën e Baballarëve. Atyre të vërtetëve”-shkroi Ermali.

Kujtojmë se Ermali ka kaluar një fëmijëri të dhimbshme dhe ka treguar publikisht se babai i tij ka ushtruar dhunë ndaj tij. Në këngën “Lettera a mio padre”, Ermali tregon raportin e vështirë me të atin dhe e përshkruan si një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Të fundit