Flash News

POLITIKOFF

Në ditën e lindjes së tij, ndërron jetë aktori amerikan Paul Herman

Në ditën e lindjes së tij, ndërron jetë aktori amerikan

Ka ndërruar jetë në ditën e ditëlindjes së tij aktori i filmit “The Sopranos”, Paul Herman.

Michael Imperioli shoku i aktorit, konfirmoi vdekjen e tij në një postim në Instagram duke e quajtur Paul një tip dhe aktor të madh.

Ai vazhdoi: “Paul jetoi shumë larg meje vitet e fundit dhe jam i lumtur që kaluam pak kohë së bashku përpara se ai të na linte, do me mungoje. Shumë dashuri për familjen e tij, miqtë dhe komunitetin e aktorëve dhe kineastëve.”

Në ditën e lindjes së tij, ndërron jetë aktori amerikan

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së aktorit.

Paul ishte i njohur për rolin e tij si Peter "Beansie" Gaeta, i cili ishte një tregtar droge i kthyer në pronar të një dyqani Pizza në dramën hit të HBO.

Herman do të mbahet mend gjithashtu për rolet e tij të shquara në shumë filma të tjerë, duke përfshirë "The Irishman" dhe "Goodfellas". Ai gjithashtu luajti në "Silver Linings Playbook" dhe "American Hustle", të dyja të drejtuara nga David O. Russell.

Të fundit