Flash News

POLITIKOFF

Në dokumentarin e saj, Selena Gomez foli dhe për ndarjen me Justin: Gjëja më e mirë që më ka ndodhur

Në dokumentarin e saj, Selena Gomez foli dhe për ndarjen me Justin:

Selena Gomez, në dokumentarin e saj, “My Mind & Me”, foli për fundin e marrëdhënies së saj me Justin Bieber, në vitin 2018, ndërkohë që diskutoi mbi hitin e saj, “Lose You to Love Me”. Ajo tregoi se kontaktoi me tekstshkruesit, Julia Michaels dhe Justin Tranter, në mënyrë që të krijonin një këngë, e cila do të shpjegonte ndjesitë e këngëtares.

“U shkrova Julia Michaels dhe Justin Tranter dhe u thashë se mendoja se isha gati që thjesht të thoja që jam e trishtuar. E shkruam këngën për 45 minuta”, tha ajo, duke theksuar se është koha më e shkurtër në të cilën ka shkruar një këngë.

Në dokumentarin e saj, Selena Gomez foli dhe për ndarjen me Justin:

“Është më shumë se një dashuri e humbur. Tregon për faktin që unë mësova të zgjedh veten, të zgjedh jetën, por edhe të shpresoja që të tjerët të gjenin paqen gjithashtu”, shtoi Selena.

Në dokumentarin e saj, Selena Gomez foli dhe për ndarjen me Justin:

Selena dhe Justin kanë pasur një marrëdhënie të gjatë, me pauza të shpeshta. Pas ndarjes së tyre të bujshme në vitin 2018, Justin për shumë pak kohë u martua me Hailey Bieber. Fakti që gjithçka ishte shumë publike e rëndoi edhe më tepër situatën. “Gjithçka ishte kaq publike. U ndieva e përndjekur nga marrëdhënie e shkuar. Pastaj, thjesht e lashë të shkonte dhe nuk kisha më frikë”, saktësoi Sel.

Edhe pse ajo nuk hyri në detaje mbi lidhjen e saj, sërish u shpreh se ndihej e lodhur nga lidhja e vazhdueshme me Bieber, por tanimë, ka gjetur qetësinë dhe dritën.

Të fundit