Flash News

POLITIKOFF

Në gjendje të ngarkuar psikologjike pas daljes nga BBV, Beatrix nuk pranon ftesën e “Fan Club”

Në gjendje të ngarkuar psikologjike pas daljes nga BBV, Beatrix nuk

Beatrix Ramosaj është banorja më ë fundit që ka lënë shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, pasi ishte në nominim me dy nga banorët më të fortë të shtëpisë, Donaldin dhe Einxhel. 

Ashtu siç edhe pritej, Beatrix është përballur me realitetin jashtë dhe komentet e shumta negative që ka marrë për shkak të lidhjes që ka krijuar me Donaldin brenda shtëpisë së BBV dhe është në një gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale. 

Sot në “Fan Club BBV”, moderatorja e emisionit, Dojna Mema, ka treguar që Beatrix nuk ka pranuar ftesën që të jetë e pranishme në emision për shkak të gjendjes së ngarkuar psikologjike në të cilën ndodhet. 

Megjithatë, Donja tha se Trixa do të jetë javën e ardhshme, ndërsa të ftuarit komentuan situatën e krijuar, ku shumica mbrojtën Trixën dhe dhanë mesazhe kurajoze për të. 

“Ne kemi folur dje me Trixën e cila është në gjendje të ngarkuar emocionale dhe psikologjike, kështu që me mirëkuptim të plotë nga ana e “Fan Club”-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën, deri në momentin që ajo të ndihet gati,”- tha Dojna.

Të fundit