Flash News

POLITIKOFF

Mes lajmeve të ndarjes së tyre, sipas mediave italiane Francesco Totti dhe Noemi Bocchi do të bëhen prindër

Mes lajmeve të ndarjes së tyre, sipas mediave italiane Francesco Totti

Nuk kanë fund zërat mbi ndarjen e Francesco Totti-t e Ilary Blasy-t. Një muaj nga koha kur çifti dha njoftimin, në Romë e jo vetëm, ende përpiqen të kuptojnë se çfarë ndodhi dhe mbi të gjitha, nëse është e vërtetë marrëdhënia mes ish-futbollistit e Noemi Bocchi-t.

Thashethemi më i fundit duket i pabesueshëm: e dashura e re e ish-kapitenit të Romës është shtatëzënë! Fillimisht i dhënë nga Corriere della Sera, lajmi “fluturoi”, duke shkaktuar jo pak habi. E ndërkohë sa i përket Ilary-t, e cila ka prezantuar edhe “L’Isola dei Famosi”, pushimet vazhdojnë.

Mes lajmeve të ndarjes së tyre, sipas mediave italiane Francesco Totti

Pas qëndrimit me fëmijët në Tanzani, ndalesa e radhës ishin disa ditë në plazh për prezantuesen e njohur italiane, e cila tani ka gjetur shplodhje në Dolomite, zonë malore në verilindje të Italisë.

Mes lajmeve të ndarjes së tyre, sipas mediave italiane Francesco Totti

Për Totti-n, korriku ishte muaji i qëndrimit në Romë ku nga paparacët është kapur disa herë mat, duke dalë nga shtëpia e Noemit. Më pas, radha e tij për të kaluar kohë me fëmijët në Sabaudia. Sipas mediave në vendin fqinj, në afërsi të vilës, mori një shtëpi me qira për partneren e re, edhe pse nuk janë parë bashkë.

Ndërkohë, sa i përket lajmit të shtatzënisë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim apo përgënjeshtrim, çka është mëse e kuptueshme. Nëse rezulton i vërtetë, për Noemin do të ishte fëmija i tretë, ndërsa për Totti-n, i katërti pas Christian, Chanel e Isabel.

Të fundit