Flash News

POLITIKOFF

Në listën e këngëtareve më të paguara në Britaninë e Madhe janë dhe Dua Lipa me Rita Orën

Në listën e këngëtareve më të paguara në

Në listën e këngëtarëve të rinj më të pasur në Britaninë e Madhe janë edhe dy artistet me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Ndërkohë i pari në listën e më të pasurve, është këngëtari britanik Ed Sheeran.

Ky është viti i tretë radhazi që Sheeran mban këtë post dhe sipas “The Sun”, ai ka fitime marramendëse prej 236.5 milionë Paund.

I dyti renditet 27-vjeçari Harry Styles, duke grumbulluar 80 milionë Paund. Ndërsa 30-vjeçari Jesy Nelson e gjeti veten në listë për herë të parë që nga largimi nga Little Mix këtë vit, duke fituar 13.5 milionë Paund.

Little Mix renditet në vendin e tretë me 66.7 milionë Paund, ndërsa Niall Horan, ishte i katërti me 57.5 milionë Paund.

Ndërkohë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa renditet e teta në listë, me 43.5 milionë Paund dhe Rita Ora është në vendin e 13 me 26.5 milionë Paund.

Të fundit