Flash News

POLITIKOFF

Në një deklaratë të rrallë, bashkëshortja e Micahel Schumacher flet për gjendjen e të shoqit

Në një deklaratë të rrallë, bashkëshortja e

Pas 8 vitesh, bashkëshortja e Micahel Schumacher ka treguar rreth gjendjes së të shoqit, i cili është në koma që nga aksidenti me pasoja fatale në Alpet zvicerane.

Në një deklaratë të rrallë, bashkëshortja e

“Më mungon Michael çdo ditë. Por jo vetëm mua, fëmijëve, familjes, babait të tij. Të gjithëve na mungon Michael, por ai është këtu – është ndryshe, por është këtu. Ai ende më tregon se sa i fortë është çdo ditë”, ka thënë ajo.

Këto, ajo i ka thënë nbë një dokumentar të ri për Netflix. Ajo ka treguar madje dhe fjalët që i ka thënë të shoqës para atij aksidenti që rezultoi shumë i rëndë për kampionin e "Formula 1".

“Pak para se të ndodhte aksidenti, ai më tha: Bora nuk është ideja më e mirë. Ne mund të fluturojmë për në Dubai dhe të hidhemi me parashutë atje."

Në një deklaratë të rrallë, bashkëshortja e

Schumacher pësoi një dëmtim të rëndë në tru, që e la atë në koma për një kohë të gjatë. Që nga ai moment, familja e tij e ka ruajtur në privatësi të plotë gjendjen e tij shëndetësore.

“Ne po vazhdojmë me jetën tonë: “privatja është private” siç thoshte ai gjithmonë. Është shumë e rëndësishme për mua që ai të vazhdojë të shijojë jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur. Michael gjithmonë na mbronte, tani ne jemi duke e mbrojtur atë”, u shpreh ajo.

Në një deklaratë të rrallë, bashkëshortja e

Corinna dhe Michael u martuan në vitin 1995 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Gina, 24 vjeç dhe Mick, 22, të cilët po ashtu do të shfaqen në dokumentar.

Burimi: The Independent

Të fundit