Flash News

POLITIKOFF

“Ne nuk e njohim tradhtinë”, Flori Gjini ironizon Donaldin me fjalët e Borës

“Ne nuk e njohim tradhtinë”, Flori Gjini ironizon Donaldin me

Një deklaratë që Donald Veshaj në intervistë me Ori Nebijajn në "Më ler të flas", për moderatorin Flori Gjini, ka bërë që të reagojë ky i fundit. Duke folur për emisionin e ri, Ori tha se ende nuk ka marrë një konfirmim nga miku i saj për të bashkëprezantuar.

“Ne nuk e njohim tradhtinë”, Flori Gjini ironizon Donaldin me

“Pse u shua bota për meshkuj që nuk ta ka konfirmuar akoma ai?”, tha Donaldi por mesa duket kjo batutë nuk i ka pëlqyer Florit. Moderatori ka postuar një video në rrjete scoiale, ku shfaqet me një varëse në qafë ndërsa thumbon drejtpërdrejt aktorin e humorit.

“Në këto 24 orë kam pasur shumë mesazhe dhe shumë më kanë pyetur për përgjigjen që duhet t’i japë Orit për ‘Pushime on top”. Është e vërtetë nuk është shuar bota, por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe në këto 5 vite dhe ne nuk e njohim tradhtinë me thënë të vërtetën. Kështu që për të gjithë ju që më keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, thotë ai teksa videon e mbyll duke treguar një medalion që mbante në qafë e duke u shprehur me fjalët “përgjigjen time e dini tashmë”. Kjo video na kujton momentin ku Bora Zemani komentoi afrimitetin mes Semit dhe Donaldit.

Bora postoi një video në rrjetet sociale ku thoshte: “Unë e dua shumë Semin dhe e njoh shumë mirë. Ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime. Ndërsa sa i përket situatës tjetër ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen”, duke treguar varësen që Donaldi i dhuroi në përvjetorin e lidhjes.

Të fundit