Flash News

POLITIKOFF

"Në vend që të eksplorojnë hapësirën, të shpëtojnë planetin", Princi William kritikon Bezos dhe Musk

"Në vend që të eksplorojnë hapësirën, të

Teksa dy njerëzit më të pasur në planet, Elon Musk dhe Jeff Bezos janë në konkurrencë me njëri-tjetrin apo dhe ironizohen në rrjetet sociale (sidomos Musk kundrejt Bezos), Princi William u ka bërë publikisht kritika.

"Në vend që të eksplorojnë hapësirën, të

Princi William ka sugjeruar që sipërmarrësit e mëdhenj duhet të përqëndrohen në shpëtimin e Tokës, në vend që të angazhohen në turizmin hapësinor. Duka i Kembrixhit tha se truri dhe mendjet e mëdha duhet të "përpiqen të riparojnë këtë planet, jo të përpiqen të gjejnë një vend tjetër për të shkuar dhe jetuar"

"Në vend që të eksplorojnë hapësirën, të

"Ne kemi nevojë për trutë dhe mendjet më të mëdha të botës të vendosur në përpjekjen për të riparuar këtë planet, duke mos u përpjekur për të gjetur vendin tjetër për të shkuar dhe jetuar. Është me të vërtetë thelbësore të përqëndrohesh në këtë planet, sesa të heqësh dorë dhe të nisesh drejt hapësirës për të provuar dhe menduar zgjidhje për të ardhmen."

"Në vend që të eksplorojnë hapësirën, të

I ftuar në BBC Newscast, William tha se ai nuk ka absolutisht asnjë interes për të shkuar në hapësirë, duke shtuar se kishte një pyetje themelore mbi koston e karbonit të fluturimeve në hapësirë. Duka theksoi se do të ishte një katastrofë absolute nëse Princi George do të ulej në vendin e tij dhe të fliste për shpëtimin e planetit sërish pas 30 viteve.

Të fundit