Flash News

POLITIKOFF

Nëntë vjet pa të atin, Ronela Hajati bën dedikimin emocionues

Nëntë vjet pa të atin, Ronela Hajati bën dedikimin

Ronela Hajati është duke shijuar suksesin e këngës së saj kudo nëpër Europë, pasi fansat e "Eurovizion" janë plotësisht të dashuruar pas muzikës së saj, stilit që ajo ka dhe karakterit.

Mirëpo, në mesin e këtyre ditëve shumë të ngarkuara, Ronela ka dhe ditë nostalgjike dhe emocionuese, siç është dhe 9-vjetori i vdekjes së të atit.

përmes një postimi në Instastory na ka emocionuar me fjalët që ka zgjedhur për ta përkujtuar.

“9 vite pa ty babush! Tani vitet po bëhen thjesht numër po sa na mungon, ti e di sepse je me ne çdo ditë,” shkroi Ronela. Kujtojmë se këngën “Sekret” dhe çmimin e parë në Festvalin e Këngës, Ronela ja dedikoi të atit.

Nëntë vjet pa të atin, Ronela Hajati bën dedikimin

 

Të fundit