Flash News

POLITIKOFF

Neritan Liçaj: Një rol kryesor në skenë kërkon po aq energji sa harxhon Messi dhe Ronaldo

Neritan Liçaj: Një rol kryesor në skenë kërkon po aq

Aktori i njohur Neritan Liçaj ka ndarë reflektime mbi sakrificën fizike dhe emocionale që kërkon profesioni i aktorit.

I ftuar në “Elevate by Floriana Garo”, ai e krahasoi ngarkesën e një roli kryesor në skenë me përpjekjen e sportistëve elitarë botërorë, duke theksuar se energjia e shpenzuar është jashtëzakonisht e madhe.

“Një aktor për një rol kryesor në skenë harxhon energji njësoj sa Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo”, u shpreh Liçaj, duke nënvizuar se gjatë një shfaqjeje aktorët shpesh ndërrojnë disa herë këmishën dhe humbasin deri në gjysmë kilogrami peshë, veçanërisht kur mbajnë rolin kryesor.

Sipas tij, kjo vjen si pasojë e intensitetit fizik dhe emocional që kërkon interpretimi në teatër.

Aktori theksoi se në skenë çlirohet një energji e madhe, por njëkohësisht edhe merret shumë energji nga publiku, duke e bërë përvojën unike dhe të pazëvendësueshme.  

“Është shumë e bukur kur njerëzit të duan dhe e shprehin këtë. Të bën të ndihesh shumë mirë kur vlerësohesh”, tha Liçaj, duke shtuar se ky komunikim emocional me publikun është një nga shpërblimet më të mëdha të profesionit të aktorit.

  

 

Të fundit