Flash News

POLITIKOFF

Nertan Liiçaj flet për skenat e ‘drogimit’ në filmin  “Unë, ti dhe Kasandra”: Kam ndenjur me narkomanë

Nertan Liiçaj flet për skenat e ‘drogimit’ në
Aktori Neritan Liçaj ne filmin "Une, ti dhe Kasandra"

Aktori Neritan Liçaj ka treguar prapaskenat e një prej filmave më të bujshëm “Unë, ti dhe Kasandra” i vitit 1999 .

I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan tregon se në atë kohë njerëzit mendonin se ai ishte vërtet një person që përdorte lëndët narkotike.

Megjithatë, për të “hyrë” në rol, aktori tregon se kishte folur me policët e antidrogës, kishte qëndruar  me narkomanë, për të kuptuar se çfarë mendonin dhe si jetonin.

Ka ca specifika rolesh që t’i duhet ti njohësh mirë nga brenda. Unë për këtë rol i jam futur njohjes, kam folur me policët e antidrogës, kam ndenjur me narkomanë, i kam parë, çfarë mendonin, çfarë bënin, si jetonin etj. Kam folur me mjekë, pra jam përpjekur t’i futem në ind problemit sepse është një botë komplet tjetër.

Për një njeri që bën një jetë normale, as e percepton dot jetën që kanë ata sepse kanë një jetë komplet të paimagjinueshme dhe të paafrueshme me jetën që bëjmë ne, njerëzit e patoksikuar ose jo përdorues”, tha aktori.

Të fundit