Flash News

POLITIKOFF

"Nëse ai fitonte Topin e Artë", Ronaldo ka qenë gati të linte futbollin për shkak të Lionel Messit

"Nëse ai fitonte Topin e Artë", Ronaldo ka qenë gati

Ftubollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka zbuluar se një çmim individual i Lionel Messit pothuajse e detyroi atë të tërhiqej në vitin 2019. Ylli portugez pranoi se ai ishte gati të rrezikonte duke lënë Real Madridin për t’iu bashkuar Juventusit katër vite më parë. Në biografinë e tij të Ronaldos që u publikua të mërkurën, gazetari i L’Equipe, Thierry Marchand zbuloi një pjesë në lidhje me zhgënjimin e yllit aktual të Manchester United pasi nuk arriti të fitonte Topin e Artë në vitin 2018.

"Nëse ai fitonte Topin e Artë", Ronaldo ka qenë gati

Në lidhje me këtë Ronaldo u shpreh se:

"Është e lehtë të qëndrosh në majë kur je i suksesshëm. Kam rrezikuar që të vija në Torino. Ndryshova klubin, ligën, kulturën e futbollit. Kam rrezikuar dhe ishte ai rrezik që, jam i sigurt, më bëri të mos e fitoja Topin e Artë në 2018. Nëse Messi fiton Topi i Artë këtë vit, po e lë futbollin këtë mendova."

As Messi dhe as Ronaldo nuk e fituan çmimin në vitin 2018, ishte Luka Modric që mori çmimin pasi udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës në Rusi. Portugezi zbuloi gjithashtu se Paris Saint-Germain është ende i interesuar për të blerë shërbimet e tij. Cristiano shtoi gjithashtu:

"E di që dera është e hapur. E shoh veten duke luajtur në Parc des Princes, përballë 50,000 emigrantëve portugez. Do të ishte fantastike."

 

Të fundit