Flash News

POLITIKOFF

"Nëse Kiara nuk do të kishte rihyrë, Luizi do të vazhdonte diçka me Jorin"

"Nëse Kiara nuk do të kishte rihyrë, Luizi do të

Edhe në pjesën e fundit të Post Big Brother Vip, nuk janë ndaluar aludimet dhe sulmet e ish-banorëve ndaj njëri-tjetrit. Një prej tyre që ka tërhequr më shumë vëmendje mbrëmjen e djeshme, ishte deklarata e Olta Gixharit në lidhje me marrëdhënien midis Jorit dhe Luizit.

Pa dëgjuar rreth saj, opinion dominant në rrjet ka qenë fakti se Luizi dhe Jori përputheshin mirë në lojëra dhe kërcime.

 Ndërkohë, Olta Gixhari ndërhyri duke thënë se Luizi ka pasur pëlqim për modelen dhe këtë fakt sipas saj, e tregonin gjestet e tij.

“Nëse Kiara nuk do të rifutej në shtëpi, mes Luizit dhe Jorin do të niste diçka”, tha aktorja.

Luizi: Me Jorin kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, deri në një moment që filloi t’i jepte pak gojës, edhe që po e frynte i madhi (Maestro). Aty ma prishi qejfin. Unë i thashë çfarë të keqe pate nga unë që kur erdhe? Të afrova vetë, nuk më afrove ti. Të dhashë tutat

Olta: Çudi që afrove Jorin të parën

Luizi: Të ndihmova për të të votuar për foton më të bukur

Olta: Jori kokrra e yllit, si mos ta afronte Jorin ai?! Jori ishte absolutisht më e bukura në shtëpi. Ai është tepër strategjik, përveçse i dhuronte trëndafila kur nuk ishte Kiara. Ky është një mister tjetër.

Luizi: Po pse e kap momentin e trëndafilit

Olta: Unë pashë në video që i dhurove një trëndafil

Kristi: Është e vërtetë që sa u rifut Kiara, u shkëput shumë me Jorin.

Kristi: Në mënyrë të frikshme

Olta: Nëse nuk do të kishte rihyrë Kiara, ai do të vazhdonte diçka me Jorin. Ai e kishte vërtetë qejf Jorin.

Luizi: Ajo (Olta) e lëshoi kunjin

Olta: Jorin e zgjoje çdo mëngjes. Nuk rrije dot pa të. E kapje për qafe, bëje xhiro rreth pishinës. Ti fillove të krijosh një marrëdhënie goxha të afërt me Jorin.

Të fundit