Flash News

POLITIKOFF

"Nëse vazhdoja më gjatë, edhe unë nuk do të mbijetoja", Chrissy Teigen flet për herë të parë pas humbjes së djalit

 

"Nëse vazhdoja më gjatë, edhe unë nuk do të

Disa javë më parë modelja e njohur Chrissy Teigen ndau me të gjithë fansat e saj lajmin e trishtë të humbjes së djalit ende pa ardhur në jetë. Modelja postoi foto në rrjetet sociale dhe veç komenteve pozitive ajo ka marrë disa kritika.

Por për herë të parë, modelja ka treguar për përjetimet e saj dhe faktin se nëse nuk do e hiqte bebin do humbiste dhe ajo jetën.

Unë e mora vesh atë që do të ndodhte. Pas epidurialit, do të nxitesha që të lindja një bebe 20 javësh, një djalë që nuk mbijetoi kurrë në barkun tim (ju lutem, më falni për këto terma të thjeshtë). Unë gjendesha e shtrirë në shtrat për më shumë se një muaj, duke u përpjekur ta çoja bebin në javën e 28, një zonë më e sigurt për të. Gjakderdhja ime po bëhej gjithnjë e më e rëndë. Lëngu rreth Jack-ut po pakësohej – ai mezi ishte në gjendje të notonte përreth. Në një pikë, betohesha se kishte aq pak, sa mund të shtrihesha në shpinë dhe t’i ndieja krahët dhe këmbët e tij në barkun tim. Pas disa netëve në spital, mjeku më tha saktësisht atë që e dija që do të vinte – ishte koha për t’i thënë lamtumirë. Ai thjesht nuk do t’i mbijetonte kësaj sfide dhe nëse vazhdoja më gjatë, edhe unë nuk do të mbijetoja. Më thanë që do t’i jepja lamtumirën në mëngjes. Qava pak në fillim, pastaj shpërtheva në lot, mezi merrja frymë nga trishtimi i thellë. Edhe teksa shkruaj këtë, e ndiej dhimbjen sërish. M’u vendos oksigjeni në hundë dhe gojë dhe atje u realizua fotoja e parë që patë. I thashë John-it, i cili po hezitonte, se më duheshin ato foto pa qenë nevoja që t’i shpjegoja pse. Ai thjesht duhet t’i bënte. Ai e urreu këtë gjë. Mund ta them. Nuk kishte kuptim për të në atë moment. Por unë e dija që do të duhej ta kujtoja atë moment përgjithmonë, në të njëjtën mënyrë si do të kujtoja puthjen tonë të parë në fund të korridorit pasi lindi Luna dhe Miles. Dhe absolutisht e dija se kisha nevojë ta ndaja këtë histori.

Të fundit